0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në vendin e saj të punës

Në Markdorf të Gjermanisë, të shtunën një shqiptar ka vrarë ish-gruan në vendin e saj të punës.

Bëhet e ditur se burri ka qenë në gjendje të dehur kur e ka qëlluar 44-vjeçaren me breshëri plumbash.

Prokuroria në Konstanz njofton se 47-vjeçari shqiptar, pas krimit kishte hipur në një taksi duke ikur nga vendi i ngjarjes, por më pastaj është arrestuar nga policia.

Sipas prokurorisë është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e këtij rasti.

Ndërkaq, Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë Policia në Ravensburg para ka bërë apel tek qytetarët të cilët kanë parë ngjarjen, të lajmërohen për dëshmi, raporton medium Swr.de.

Lidhur me rastin, ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img