14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Kushtetuese mohon se ka pasur shantazhe nga AKI-ja

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka mohuar pretendimet e shkrimit të publikuar nga portali Paparaci.com, të dielën, më 16 prill 2023, me titull: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“.

“Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e shkurtër të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka hedhur poshtë duke i cilësuar të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në mediumin në fjalë, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

AKI, thotë se në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img