18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjyqtari në rastin e Thaçit: Do të dëgjohen 600 orë dëshmi në vit

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka thënë se gjykimi mund të zgjasë më shumë se që është planifikuar.

Ai ka thënë se do të dëgjohen 600 orë dëshmi në vit.

“Do të dëgjohen dëshmi, 600 orë në një vit dhe mund të them nga përvoja ime se asgjë nuk është përfekte dhe që gjyqi mund të zgjasë më shumë se sa shpresojmë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se kanë autoritet që të ulin numrin e dëshmitarëve.

“Ne kemi autoritetin sipas rregullës 118 për të marrë masa për të ulur numrin e dëshmitarëve të akuzës për krime dhe për t’i kërkuar ZPS-së që të zvogëlojë periudhën e pyetjeve paraprake që u bëhen dëshmitarërve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo mund të bëhet nëse vlerësohet se ZPS-ja nuk po e shfrytëzon kohën si duhet që është në dispozicion.

Ish-krerët e UÇK-së paraqiten fizikisht në Speciale.

“Po e përsërisë se do të bëjmë këtë gjë vetëm nese vlerësojmë se ZPS-ja nuk po e shfrytëzon si duhet kohën që ka në dispozicion”, ka thënë më tej ai.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img