5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Google Maps tani ju ndihmon të gjeni stacione karikimi për veturat elektrike

Google Maps ka punuar me partnerët e stacioneve të karikimit të veturave elektrike në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tre vitet e fundit.

Kompania tani po e zgjeron shërbimin në shumicën e vendeve me mbulesa dhe vjen me filtra të dobishëm për shpejtësinë e karikimit dhe llojin e prizave, duke përfshirë mundësinë që ju të vendosni preferencat personale.

Ky funksion tani është i disponueshëm në aplikacionet Android dhe iOS. Funksioni i ri jep informacion nëse stacionet e karikimit janë aktualisht falas, megjithëse varet nga tregu dhe disa vende do të marrin më pak detaje, raporton Arena EV.

Filtrat e rinj janë pjesë e një përditësimi të madh të Google Maps pikërisht në kohën e festave të fundvitit.

Platforma do të ofrojë Live View në qytete të zgjedhura – pra, në thelb kërkon biznese ndërsa aplikacioni është duke eksploruar qytetin përmes kamerës dhe më pas jep udhëzime me fuqi AR.

Bizneset në të cilat ka qasje edhe nga karriget me rrota mund të gjenden gjithashtu me një ndryshim të thjeshtë të veçorisë së Qasjes në Cilësimet e aplikacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img