6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Grabitje e armatosur në marketin QTA në Iliridë të Mitrovicës, ndodh për herë të dytë brenda javësh

Një market në lagjen Ilirida është grabitur për herë të dytë brenda pak javësh. Grabitja e sonte ka ndodhur me armë, ku janë marrë një sasi e parave.

Mitropol raporton me fotografi se marketi i grabitur është QTA.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka treguar sd grabitja ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Sonte, rreth orës 21:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan (market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ai ka treguar se bazuar në informata fillestare, një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img