10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci për përgjimet: Tendencë për eliminime politike

Adem Grabovci është emri më i përfolur sot për shkak të publikimeve të disa audio-incizimeve të cilat e ndërlidhin atë me disa situata jo të favorshme.
Megjithatë vet Grabovci në një bisedë për “zeri.info”, ka thënë se nuk shqetësohet për asnjë nga këto incizime sepse vet ndihet i pastër.
Sipas Grabovcit këto janë tendenca për eliminime politike, të cilat i lidh me situatat të UDB-së.
“Shiko kjo mua më rikujton kohën kur më kanë arrestuar UDB-ja Jugosllave kur më kishin akuzuar për veprat e mira për të mirën e vendit në vitin 1984 . Më patën bërë akuza të rënda dhe kur i lexoja në burg mendoja kush është ky njeri. Edhe tash po ndodhë e njëjta gjë, nuk është shumë e panjohur. Tendenca për të eliminuar njerëz është shumë e madhe”, ka thënë Adem Grabovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img