9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci: Publikimi i numrave personal është papërgjegjësi totale

Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar numrin personal të telefonit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, i cili është protagonisti kryesor i përgjimeve të publikuara.

Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që ta telefonojnë Grabovcin.
Krejt kjo, duke përdorur cinizëm dhe ironi që ai të telefonohet për t’ua bërë një vend pune, sipas mënyrave që tashmë janë të njohura deri më tani.
Por ai që s’ka koment për këtë gjë, është vetë Adem Grabovci dhe një veprim i tillë nga ana e Vetëvendosjes, sipas tij është një papërgjegjësi totale.
“S’kam koment, për Vetëvendosje nuk vlejnë as ligjet, as rregullat dhe as institucionet, s’kam se si e komentoj. Papërgjegjësi totale”, tha në një prononcim për lajmi.net shefi i GP të PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img