9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit

Sulmet ruse ndaj vendbanimeve ukrainase lanë civilë të vrarë, teksa ushtria ukrainase tha se zmbrapsi me sukses një seri sulmesh të reja ruse në qytetin e Bahmutit dhe zonat përreth rajonit lindor të Donjeckut, gjatë 17 marsit.

Ndërkohë, në jug, administrata ushtarake e rajonit raportoi se qyteti i Khersonit iu nënshtrua sërish granatimeve të forta nga ushtria ruse.

Guvernatori i rajonit të Donjeckut, Pavlo Kirylenko, tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 16 marsit.

“Më 16 mars, rusët vranë dy banorë të rajonit të Donjeckut: në Toretsk dhe në fshatin Krasnohorivka. Tetë persona të tjerë u plagosën në këtë rajon”, shkroi Kirylenko në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se trupat ruse kryen më shumë se 70 sulme gjatë ditës së enjte në rajonin lindor të vendit.

Përveç Bakmutit, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen sulme në Liman, Avdivka, Marinka dhe Shaktarsk, të gjitha vendbanime në rajonin e Donjeckut.

Sipas tyre, forcat ruse kryen pesë sulme me raketa dhe 18 sulme ajrore, dhe dhjetëra sulme nga sistemet raketore.

Qyteti jugor Kherson u bombardua 13 herë në 24 orë, tha guvernatori ushtarak i rajonit, Oleksandr Prokudin. Ai tha se i gjithë rajoni i Khersonit pësoi 76 sulme nga forcat ruse.

Forcat ukrainase çliruan qytetin Kherson në nëntor, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen në bregun e majtë. Që atëherë, trupat ruse kanë bombarduar vazhdimisht këtë qytet dhe pjesë të tjera të rajonit nën kontrollin ukrainas, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta civile dhe dëmtime të vazhdueshme mbi infrastrukturën energjetike, duke lënë zona të mëdha pa energji elektrike gjatë muajve të dimrit.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët, pavarësisht provave të shumta që vërtetojnë të kundërtën.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës të përshpejtojnë dërgesat e armëve, duke paralajmëruar se vonesat maten me jetë humbura të njerëzve në fushëbetejë.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në front”, tha Kuleba në një intervistë për BBC-në Kiev.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img