15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Granit Xhaka startoi në fitoren e Arsenalit ndaj Chivas (Video)

Granit Xhaka ka startuar për herë të parë me Arsenalin, derisa skuadra e tij e mposhti 3:1 në miqësore skuadrën e Chivas De Guadalajara
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka nisur nga fillimi ndeshjen e tij të dytë me Arsenalin. 23 vjeçari startoi në miqësoren ndaj Chivas De Guadalajara dhe luajti gjithë pjesën e parë para se të zëvendësohej në fillim të pjesës së dytë nga Mohamed Elneny.
Arsenali fitoi këtë ndeshje 3:1, ndërsa rezultati ishte 1:0 derisa Xhaka ishte në fushë.
Golat për Arsenalin i shënuan Rob Holding, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Chuba Akpom, derisa për Chivas shënoi nga penaltia Angel Zaldivar në minutën e 74’tër, që ishte goli i fundit i kësaj ndeshjeje./PrishtinaPress.eu.
https://youtu.be/rBv7xhI4ET0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img