8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Guardiola i prek në pikë të dobët tifozët e Liverpoolit

Pep Guardiola në konferencë për shtyp ka mbrojtur vetëm përballë shumë akuzave për rënien e formës së Manchester City.

City ndryshe nga fillimi i kampionatit, ka pësuar rënie të formës dhe kjo u vërtetua në xhiron e fundit të Premierligës, ku u mposhtën 4:2 nga Leicester City.
Trajneri spanjoll ka kërkuar kohë për të mbërritur te suksesi, duke kujtuar vitet e para të Alex Fergusonit te Manchester United dhe Liverpoolin, që ka kaluar shumë vite pa një titull të kampionit.
“Idhullit tim, Alex Ferguson iu deshën disa vite për ta fituar titullin e parë, pastaj Liverpool, një klub historik, por ka shumë vite që nuk fiton. Me jepni kohë djema, unë besoj se do ta kem kohën në dispozicion për t’u dëshmuar”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img