18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Gucati: Lajm i mirë për veteranët, po dalin pagat

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se veteranët do t`i marrin sot pagat.
Ai në një prononcim për “IndeksOnline” ka konfirmuar se pagat do të dalin para orës 17:00. Gucati ka thënë se pagat janë vonuar dy ditë dhe këto dy ditë për veteranët kanë qenë goxha të gjata.
“Sot dalin pagat, tash para orën 17:00 mund t`i marrim pagat të gjithë. Unë tani kam ndërmend të shkoj në bankë dhe ta vërtetoj këtë. Realisht janë dy ditë që janë vonuar pagat se ka qenë prej 27 deri më 7. Nuk është pritur mirë, por mirë që dolën sot dhe nuk u vonuan për të hënën ose të martën”, është shprehur ai.
Lajmi më i mirë sipas Gucatit është se atij i është premtuar që paga e muajit dymbëdhjetë do të dalë para festës së Vitit të Ri.
“Nuk është pritur mirë vonesa se më shumë u janë dukur të gjata këto ditë se sa muajt që kanë kaluar, por çka është më e mira është se para Vitit të Ri do të lëshohen pagat e muajit të dymbedhjetë. Ashtu na kanë premtuar, shpresoj ta mbajnë fjalën”, ka thënë ai.
Ndryshe, lajmin se pagat do të dalin sot e ka bërë publike ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img