7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Günaydin”, Kurti përshëndet pjesëmarrësit në shënimin e përvjetorit në gjuhën turke

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, vizitë kjo e cila është bërë me rastin e shënimit të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke.

Kurti në fillim të fjalimit, i ka përshëndetur pjesëmarrësit me fjalën turke “günaydin” (që në shqip do të thotë – mirëmëngjesi).

“Sot bëhen 72 vjet, prej se qytetarët e Kosovës patën mundësinë që të mësojnë edhe në gjuhën turke. Jemi krenarë për këtë traditë kaq të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, ka thënë ai.

Kurti tha që gjithashtu planfikojnë të organizojnë aktivitete për mësimin për komunitetet, të mbështetura në materialet mësimore dhe materiale të tjera.

“Jemi të lumtur që vjet qeveria jonë ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore mësimore dhe të tilla që janë cilësore e në gjuhën turke si dhe strategjia e arsimit për vitet 2022-2026, përfshin subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve mësimore dhe materialeve të tjera në gjuhën turke por edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img