15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Hagë, verdikti ndaj Mladiç mund të kërkojë një vit kohë

Gjyqi për krime lufte dhe gjenocid ndaj ish-shefit ushtarak serbo-boshnjak, gjeneralit Ratko Mladiç, u mbyll këtë të enjte, ndërkohë që 3 gjykatës të Kombeve të Bashkuara kanë shtyrë qëllimisht periudhën e diskutimeve për vendimmarrjen, një proces që pritet të marrë afro një vit kohë.
Prokurorët dhe pala mbrojtëse e Mladiçit dhanë edhe versionet e tyre përfundimtare, përpara se kryegjyqtari Aphons Orie shtyu seancën derisa gjykata të japë verdiktin e saj për 11 akuza, mes të cilave për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prokurorët kërkuan nga gjykatësit e Tribunalit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë, të dënojnë Mladiçin me burgim të përjetshëm, i akuzuar si truri i masakrave të ndodhura në Bosnjë gjatë luftës së viteve ’92-’95. Ndërsa avokat mbrojtës të tij kanë kërkuar pafajësinë.
Prokurori Alan Tieger u përpoq të përmblidhte çështjen e tij dhe të kundërshtonte pretendimet se Tribunali i Hagës është i njëanshëm kundër serbëve, që faktikisht kanë përbërë edhe shumicën e të dyshuarve të dënuar nga kjo gjykatë.
“Gjenerali Mladiç nuk vjen në këtë gjyq sepse është shtetas serb. Nuk ka dalë para trupës gjyqësore, sepse ka qenë një oficer ushtarak”, tha Tieger. “Ai ndodhet këtu, sepse prova të shumta tregojnë dhe provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se, ai është fajtor për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid”.
Faza përfundimtare e këtij gjyqi, në rastin e Mladiç, është një arritje historike për Tribunalin e Hagës, që u ngrit në vitin 1993 teksa Ballkani ende ziente nga luftrat, e prej atëherë ka hetuar me sukses me dhjetëra të dyshuar.
Avokati mbrojtës, Dragan Ivetic tha para gjykatës se, ende ekzistojnë dyshime të arsyeshme nëse klienti i tij ka qenë përgjegjës për vrasjet masive të myslimanëve, që ndodhën gjatë luftës, apo edhe për krime të tjera.
“Duke shqyrtuar të gjitha aspektet e kësaj çështjeje, gjenerali Mladiç nuk mund të konsiderohet penalisht përgjegjës, sepse hetimet nuk e kanë nxjerrë atë në krye të piramidës”, tha Ivetic.
Gjyqi ndaj Mladiç është i fundit, përpara se Gjykata për Krimet e Luftës të pushojë së ekzistuari, teksa çështjet e mbetura gjyqësore do t’ia kalojë një institucioni të quajtur “Mekanizmi i OKB-së për Tribunalët Ndërkombëtarë të Krimeve” (UNMICT).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img