2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Hahn, liderëve: Nëse nuk merreni vesh, shkoni në zgjedhje

Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn ka porositur lidershipin kosovar të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, në rast se nuk munë të cojnë përpara proceset e rëndësishme si Demarkacioni me Malin e Zi që ndërlidhet me liberalizimin e vizave ose Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Klan Kosova merr vesh se këto mesazhe Hahn i ka paraqitur brenda takimeve që i ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, kryeministrin, Isa Mustafa, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Mustafa dhe Veseli janë ankuar për qasjen e opozitës në drejtim të komisionerit Hahn, duke fajësuar tre subjektet politike opozitare se kanë bllokuar të shkojnë përpara këto procese të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Nga ana tjetër Hahn raporohet t’i ketë sygjeruar liderët e LDK-së dhe PDK-së se në rast që këto cështje nuk shkojnë përpara, atëhërë koalicioni qeveritar nuk është i fuqishëm sa duhet dhe logjikisht zgjidhja e vetme do të ishte të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Hahn raportohet të ketë insistuar se kjo cështje është puna e brendshme e subjekteve politike, por se logjika e funksionimit të institucioneve është se kur nuk funksionin koalicioni, atëherë partitë politike duhet të kërkojnë përsëri besimin e qytetarëve.
Hahn pritet që në vijim këtë mesazh tua shpalos edhe liderëve politik opozitarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img