12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Gjendja më stabile, por qindra familje kaluan natën jashtë shtëpive të tyre

Të enjten pas vërshimeve të mëdha nga reshjet e shiut në Komunën e Mitrovicës shumë familje e kanë kaluar natën tek familjarët e tyre, pasi objektet e tyre të banimit janë përfshi nga uji.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata sot është më stabile dhe niveli i ujit ka rënë në dy lumenjtë, Ibër dhe Lushta.

Sipas tij, fat i madh është që nuk ka humbje në njerëz, por ka vetëm dëme të mëdha materiale.

“Sot situata është më stabile dhe niveli i ujit ka rënë edhe në Ibër dhe në Lushtë. Reshjet po vazhdojnë, por situata mund të përkeqësohet prapë, mirëpo pasojat janë bukur të mëdha dhe është fat i madh që s’ka humbje në jetë njerëzish, ndërsa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të kushtueshme dhe të mëdha. njerëzve ju ka depertu uji nëpër shtëpi dhe ju ka marr krejt çka kanë pas”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, ekipet emergjente janë në terren dhe po ashtu do të kujdesen që banorëve të prekur nga vërshimet të ju sigurojnë ndihmat e nevojshme.

“Tash është ekipi që duhet të dal dhe t’i evidentojë dëmet. Në orën 10:00 e kemi ekipin e emergjencës që të ju dalim njerëzve në ndihmë me ushqime me veshmbathje me strehim me çka të kenë nevojë”, u shpreh kryetari i Mitrovicës.

Gjithashtu ai theksoi se kapacitetet e komunës janë të limituara, por siç tha ai është në komunikim të vazhdueshëm dhe me nivelet qendrore.

“Kapacitete e komunës janë të limituara dhe normalisht brenda mundësive tona ne do ta orientojmë dhe buxhetin pasi është situatë emergjente, mirëpo realisht unë jam në komunikim dhe me nivelet qendrore”.

I pyetur se ku e kanë kaluar natën qytetarët e prekur nga vërshimet, ai tha: “Dëmet janë jashtëzakonisht të lartë, po flasim për qindra familje që janë detyruar të kalojnë natën e tyre tek familjarët e tyre. Është si gjithmonë një solidaritet i njerëzve. Dhe sot do të shikojmë dhe do të evidentojmë çdo familje, gjendjen ku e ka, ku është e vendosur, a kanë nevojë për qera dhe sigurisht që të ju qëndrojmë afër. Kemi qenë në komunikim, tre ministra kanë qenë dje në Mitrovicë, ai i MAPL-së Elbert Krasniqi, ministri i MPB-së Xhelal Svecla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj”, tha ndër të tjera kryetari Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img