14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj, ja ku mund të kontribuoni

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Skenderaj të jetë një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ai sot ka publikuar të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.

“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë.

Të dashur përfaqësues të bizneseve,

Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizmit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img