8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2021/2022.

Konkursi do të jetë i hapur nga 13 deri 19 shtator teksa çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi dhe 15 euro ushqimi).

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit të pranojë rreth katër mijë studentë.

Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do të i’u kërkohet periodikisht ky test.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img