9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Hapet një fabrikë në Podujevë, 300 punëtorë fillojnë punën

Mbi 300 punëtorë kanë filluar punën në fabrikën ‘Philipoos Food’ në Podujevë, ka bërë të ditur Ministri i Punës, Arban Abrashi. Ai ka shtuar se edhe qindra punëtorë të tjerë pritet të angazhohen me punë në këtë fabrikë.
Postimi i Abrashit:
Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food, dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë.
Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë.
Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.
Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img