9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Haradinaj ka thënë se mobilizimi në diasporë, organizimet e brendshme dhe qeverisja në pesë Komuna, i kanë dhënë rezultatet e veta.

“Ju jam mirënjohës për mbështetjen që keni treguar gjatë gjithë kohës për qëndrimet tona shtetformuese e vizionin për paprekshmërinë e shtetit. Është evidente që Aleanca, po kthehet në adresë politike për shumë nga ju. Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta. Sipas sondazheve kredibile Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.
Kjo rritje eksponenciale e Aleancës duket që nuk po u pëlqen kundërshtarëve politikë, prandaj veç po paralajmërohet lufta e radhës me sondazhe”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së ka theksuar se, Aleanca do të vazhdojë me konsistencë dhe e palëkundur në kursin e vet politik dhe asnjëherë nuk do të bëjë kalkulime për kurrfarë interesash të ngushta e afatshkurtëra.

“Aleati i vetëm i yni do të jeni ju, qytetarët e Kosovës, dhe prandaj për asnjë çmim nuk do t’i bëjmë lak kësaj rruge! Aleanca është me ju”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img