9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish- Ambasadorin i cili cilësoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, William Walker. 

Haradinaj ka thënë se Ambasadori Walker mbetet heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë.

“Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se fjalët e Ambasadorit Walker për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit

“Sot, kishim nderin ta kemi në vizitë z. William Walker, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam bisedë miqësore për zhvillimet aktuale në vend. Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, është shprehur Haradinaj.

I pari i AAK-së ka ndarë medalje për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

“Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.  Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova edhe njëherë për gjithçka që ka bërë për Kosovën”, ka përfunduar Haradinaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img