15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj jep detaje nga aksioni se a u kthyen gratë nga Siria me vetëdëshirë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Haradinaj thotë se të gjithë u kthyen me vetëdëshirë në Kosovë dhe asnjë nga to nuk u kthye dhunshëm.

Kryeministri tregon se ka qenë i informuar për çdo detaj rreth kthimit të qytetarëve kosovarë nga Siria, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet në media rreth kësaj.

“Deri në detaje kam qenë vetë i kyqur. Marrë çdo ditë raporte, por nuk kam dalë në media, ua kam lënë kompetentëve”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing.

Ai falënderon ambasadorin amerikan dhe të gjithë ata që ndihmuan në kthimin e kosovarëve pasi e quan “të ndytë” luftën në Siri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img