9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në përvjetorin e kësaj ngjarje makabre qe tronditi botën.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocisit serb në Kosovë.

“Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.

Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar.

Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.

Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img