16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Haradinaj në 2001-ën mori pjesë në inaugurimin e presidentit Bush

Ramush Haradinaj të premtën ka marrë vizën amerikane, për të cilën kishte aplikuar që të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Por, kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK’së ftohet në inaugurimin e një presidenti amerikan.

Ramush Haradinaj para se të arrestohej në Francë mori një ftesë për të marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump. Kjo ftesë u përfol shumë në media, pasi nuk kishte ardhur zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, por nga një kompani që ishte e përzgjedhur për organizimin e festimeve të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Haradinaj, të premten ka marrë vizën amerikane, por me gjasë do ta ketë të pamundur ta shfrytëzojë atë, pasi ai po pret vendimin e Gjykatës franceze rreth kërkesës për ekstradim në Serbi, në bazë të një aktakuze të ngritur në vitin 2004.

Lideri i AAK’së, duket të ketë lidhje me Partinë Republikane në SHBA, që vijnë përmes miqëve të tij shqiptaro-amerikanë.

Ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, që vjen nga kampi politik i republikanëve, nuk është e para për Haradinajn.

Ai, 16 vite më parë kishte marrë pjesë edhe në inaugurimin e presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, gjithashtu republikan.

Kjo dëshmohet nëse shikohet në profilin në Facebook, të shqiptaro-amerikanit, Luan Bukolla, mik i mirë i Haradinajt.

Ai kohë më parë ka publikuar foto të Haradinajt bashkë me babain e tij, për të cilën shkruan se ishte bërë në vitin 2001, me rastin e inaugurimit të presidentit Bush, shkruan gazetametro.net

a

Familja Bukolla me origjinë nga Kosova, gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, ishte pozicionuar qartë pro Donald Trump’it.

Ai për këtë kishte marrë edhe një falenderim nga kampi i Trump, për një donacion që e kishte dhënë në mbështetje kandidatit republikan drejt Shtëpisë së Bardhë.

2

Nga e gjithë kjo, nuk mund të përjashtohet mundësia, se ftesa Haradinajt për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump, mund t’i jetë e bërë e mundur, pikërisht nga kjo lidhje me shqiptaro-amerikanët e familjes Bukolla.

Përveç kësaj, një foto tjetër interesante e vitit 2001, e publikuar nga Luan Bukolla, është ajo e babait të tij Saliut bashkë me Haradinajn, duke ngrënë burek e pite, siç ai shpreht “shqiptarçe”.

aa

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles