0.5 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Haradinaj paralajmëron LVV-në pasi nuk kaloi Trusti: Po na detyrojnë ta shqyrtojmë një bllok total ndaj tyre

Mos votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga kursimet pensionale, nuk e ka pritur mirë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, po e detyron partinë e tij ta shqyrtojë një “bllok total” aty ku kërkohet vota e tyre.

Haradinaj tha se partia në pushtet nuk po e përkrah asnjë iniciativë që vjen nga opozita.

“Ne si opozitë duhet ta shqyrtojmë marrëdhënien me pozitën, sepse ne shpesh kemi votuar çështje të 2/3 tave si ligje të ushtrisë, marrëveshje ndërkombëtare. LVV po na sjellë në një pozitë që ne ta shqyrtojmë një bllok total të cilës do iniciativë të pozitës, sepse ata nuk po gjejnë mirëkuptim në asnjë iniciativë tonën madje as edhe në iniciativën si kjo për Trustin”, ka thënë ai.

Ai tha se iniciativa për Trustin ka qenë e sinqertë nga ana e AAK-së, teksa bëri të ditur se janë munduar të bisedojnë miqësisht edhe me deputetë të LVV-së që të votojnë pro, por që në fund nuk është miratuar.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm se pa një mirëkuptim nga LVV kjo iniciativë nuk mund të shtyhet fare. Kemi dëshiruar të ruajmë një mundësi kompromisi dhe bashkëpunimi me LVV, por kjo e fundit po tregohet e pamëshirshme edhe për një temë si kjo e Trustit”.

Haradinaj thotë se kanë shprehur në mirëkuptimin e LVV-së dhe sipas tij për këtë arsye çështjen e Trustit nuk e kanë shndërruar në kauzë elektorale.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img