18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Thaçi, Mustafa dhe Veseli po bëjnë fushatë antikushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.
Haradinaj theksoi se neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.
“… Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve. Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nënën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove. Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t’i nisin themelet e kësaj Republike”, thekson Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se Kosova do t’i ketë kufijtë e saj, pa i marrë dhe pa i dhënë askujt.
“Do ta ketë të ardhmen e vet euroatlantike dhe rrugën e pakthyeshme drejt BE-së dhe integrimeve të tjera. Por Kosova sot është e papërfunduar dhe populli i saj nuk do ta lejojë askënd që t’ia vrasë të ardhmen, qoftë edhe me do farë marrëveshjesh të dyshimta, me njerëz të dyshimtë e pa fije transparence. Kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”, tha kryetari i AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img