7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg.
Duke folur për RTK, Haradinaj nuk ka treguar për kohën se kur shteti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme por ka thënë se “zgjedhjet nuk janë larg”.
“Ne mendojmë se duhet Kosova të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Qytetarët vërtetë kanë qejf të ju jepet mundësia, që të kthehet në vendimarrës, që të vendos.Ne nuk mund të themi kur por zgjedhjet nuk janë larg. Mund të shpallen këtë vit, por unë them se zgjedhjet janë larg”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Kosova tashmë ka një ndërprerje institucionale prandaj zgjedhjet janë zgjidhje për të dalë nga kjo gjendje. Ai theksoi se Qeveria nuk po mund të funksionojë.
“Kjo gjendje po i kushton edhe vendit. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë duhet ta kuptojë edhe mazhoranca. Nuk kemi nevojë të presim më shumë”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img