4.7 C
Pristina
Monday, October 25, 2021

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon pse mungoi në takimin me Kurtin: Në orën 9 isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë i pranishëm sot në takimin e kryeministrit Kurti me liderët e opozitës, në të cilin u diskutua për gjendjen në veri.

Pas mbajtjes së këtij takimi, ku të pranishëm ishin kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haradinaj ka thënë se në orën 09:00 të mëngjesit ka qenë në zyrën e Kurtit, por të njëjtin nuk e ka gjetur aty.

Tutje, Haradinaj thotë se për situatën në veri koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm!

RH

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,994FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles