10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Ahtisari nuk e demarkoi kufirin

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka reaguar drejtuar çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij Ahtisari nuk e ka demarkuar kufirin dhe se plani i tij asnjëherë në publik nuk e ka pasur si aneks një hartë topografike si bazë ligjore për delimitim dhe se një aneks të tillë të hartës së përmasave 1:60000 e ka Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë nga Hasani:
Sqarim për publikun: Ahtisari nuk e demarkoi kufirin
Plani Ahitisari në nenin e tij 3 [Kufijt] të Aneksit VIII [Siguria] flet për kufijt e Kosovës sipas v. 1988 si bazë për delimitim. Një dispozitë e tillë do të kishte kuptim valid vetëm sikur Plani Ahtisari ta kishte si aneks të vetin një hartë topografike të përmasave 1:50000, e cila si e vetme tregon vijat kufitare delimituese. Plani Ahtisari asnjëhere në publik nuk e ka pasur si aneks një hartë topografike si bazë ligjore për delimitim. Një aneks të tillë të hartës së përmasave 1:60000 e ka Marreveshja e Dejtonit e vitit 1995. Ky është standardi ndërkombetar sipas të cilit hartat kanë vlerë provuese vetëm nëse janë pjesë përbërese e një marrëveshjeje ndërkombetare. Në çdo rast tjetër, hartat kanë vetëm vlerë interpretuese. Komisioni Shteteror nuk i ka marrë fare parasyshë hartat topgrafike të institucioneve relevante ish jugosllave, siç ka qenë “VGI”, të cilat sipas ligjit të vitit 1988 kanë qenë kompetente për hartat topografike. Në dokumentacionin e Komisionit Shtetëror fare nuk ka harta topografike të përmasave relevante dhe me baze ligjore si më sipër. Kjo është e papranueshme ligjerisht./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img