8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kurti nuk kërkon kurrë ndihmë për dialog me Serbinë, po e rrezikon Kosovën me vonesat në Asociacion

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se partia e tij është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë rreth dialogut me Serbi, por kjo s’po ndodh pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti, s’po i takon partitë para takimeve me palën serbe.

Sipas tij partitë opozitare janë takuar me Kurtin në tri takime, por këto kanë ndodhur vetëm kur kanë mbaruar “takimet e rëndësishme në Bruksel”.

“I kemi pasur tri takime. Kurti na ka ftuar kur janë përfunduar takimet e rëndësishme, ai të fton të tregojë çka ka ndodhur. Praktika ka qenë në situata të tilla, palët ftohen të diskutojnë çka po ndodh. A mund të të japin diçka më vete, në situatë te ne ka ndodhur pasi janë mbajtur takimet”, deklaroi Haziri.

Sipas zyrtarit të partisë opozitare, Kosova i ka dhënë shumë të drejta komunitetit serb, por ai tha se pushteti qendror, pjesëmarrja në administratë dhe pushteti lokal janë tri kryesoret.

Haziri foli edhe për modelet e Asociacionit që janë prezantuar deri më tani.

Ai tha se modeli kroat i “vetëmenaxhimit” të serbëve nuk është i aplikueshëm për Kosovën.

Haziri ka thënë se Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe (ZVO) është themeluar me shpërbërjen e Republikës Serbe të krahinës, andaj për Kosovën nuk është i aplikueshëm për shkak se nuk ka se çfarë të shpërbëjë si Republikë.

“E kanë shpërbërë Republikën Serbe të krahinës dhe e kanë ndërtuar një model të përfaqësimit të komuniteteve etnike atje, ku serbët e Kroacisë e kanë pranuar, kanë marrë pjesë në dizajnim dhe në implementim drejtpërdrejt. Nuk është i aplikueshëm për vendin sepse ne nuk kemi çfarë të shpërbëjmë si Republikë. Kosova po merret vetëm me segmentin e dytë të marrëveshjes, jo me marrëveshjen në tërësi. E para na ka shkaktuar bojkot, e dyta nuk ka progres përpara dhe e treta është harruar krejt”, ka thënë ai të enjten në KTV.

Haziri më tej ka thënë se emërtimi i çështjes së menaxhimit të serbëve nuk ka asnjë rëndësi, ajo në të cilën duhet fokusuar është kompentencat që ata marrin për t’i ushtruar.

“Ti mund t’ia lësh emrin bashkësi lokale atje dhe ne të kënaqemi me terminologji, problemi është te kompetencat që ata i marrin për t’i ushtruar atje. Ne duhet të proventojmë këto bisedime me draft-statut, ta eliminojmë tendencën që të promovohet autonomia periodike territorial atje. Emri nuk ka kurrfarë rëndësie, si vetëqeverisje apo vetëmenaxhim. Autonomia politike janë kompetencat. Vetëm një detyrë, një kompetencë me ua bartë Ministria e Ambientit, ajo merr atribute shtetërore”, ka thënë ai.

Ai ka konsideruar se Qeveria po vonohet në draftimin e dokumentit, gjë që sipas tij paraqet rrezik të madh.

“Çdo ditë vonese për mua është rrezik më i madh. Nuk ka pasur dakordim me negociatat, ka pasur merre ose lëre. Në këtë situatë nëse vjen draft-statuti, nuk do të na bëjë këmisha për trupi. Ata që e dizajnojnë nuk e njohin realitetin tonë, nuk e kanë ndjeshmërinë tonë. Duhet ta marrim vetë përgjegjësinë dhe vetë të imponojmë diçka në të cilën më pas duhet ndërtuar konsensus të brendshëm nëse duam të kryejmë punë”, ka thënë Haziri.

Haziri foli edhe për kryetarët e komunave në veri që dhanë dje betimin. Sipas tij, ata do t’i kenë “duart e lidhura” në detyrat e tyre për shkak të situatës politike, derisa shtoi se puna e tyre kryesisht do të jetë menaxhuese.

Ai deklaroi se punët e krerëve të veriut do të jenë të organizimit ditor, por jo në investime të mëdha.

“Përkundër që kryetarët e zgjedhur kanë mandat, po quhet teknik nga partnerët, por do të varet nga aftësia se sa e ushtrojnë mundësinë. Pak kanë mundësi të punojnë. Ata janë kujdestarë politikë, ka pasur nevojë jo vetëm për të kënaqur Kushtetutën, por për t’u kujdesur për asetet dhe të një lloj rregullshmërie. Autoriteti më i lartë është kryetari i komunës. S’ka nevojë për shumë staf le të themi, pasi punë do të ketë shumë pak”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, menaxhimi politik i komunave në veri është më i tensionuar për shkak të moszbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e kjo siç tha ai, duhet të mbikeqyrët edhe nga shtetet e QUINT-it.

Ai shtoi se pak ka shpresa se do të ketë marrëveshje për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

“Kjo është çështje, meqë s’ka dakordim për të implementuar marrëveshjen, ka mjegull politike që ndërmjetësit duhet ta sqarojnë. (Kryetarët) duhet të ushtrojnë detyrën sikur të kenë të shkojnë deri në fund të mandatit. I kanë duart e lidhura të punojnë, e duhet të dinë që nëse pretendojnë të hapin Urën e Ibrit, bëhen burim i krizave të reja”, theksoi Haziri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img