13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Haziri për rastin e foshnjës së vdekur: Duam përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për foshnjën e vdekur që u fut në lavatriçe në Spitalin e Pejës javën që lëmë pas.

Por, Haziri ka thënë se përgjegjësi duhet të vijë nga niveli qendror.

Ai ka shkruar se vetëm në kohën e Qeverisë Kurti ka ndodhur që një foshnje të futet në rrobalarëse, ministria të mbetet pa ministër e të bllokohet një pjesë e territorit.

“Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe! Zaman pa ministër të Shëndetësisë. Zaman me 17 % të territorit të bllokuar e nën bojkot! Me kryeministër e president që e kanë zbulu Putinin e Ballkanit! As një bebe të vogel nuk e shpëtuan dot. Nuk e shpëtuan as studentin e shkëlqyer, Agon Musliu, gjatë pandemisë. Kush e kish mendu këtë zaman?! Kush po beson se e ‘shpëton’?!” Duam përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë, ka shkruar Haziri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img