13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Henry: Ja çfarë e veçon Chelsean nga sezoni i kaluar

Thierry Henry beson se aftësia e Chelseat për të mbrojtur dhe për të asgjesuar presionin ka qenë një nga faktorët kyçe për formën e jashtëzakonshme të Bluve këtë sezon.

Londinezët bënë edhe një tjetër hap pozitiv drejt fitimin të titullit të Premier League duke mundur Hullin 2-0 në Stamford Bridge të dielën dhe tashmë gjenden 8 pikë larg ndjekësve më të afërt.

Duke folur për Sky Sports, Henry tha: “Ekipet e tjera jo vetëm që bëjnë shumë gabime, por ata edhe pësojnë shumë gola. Dhe ky është një problem i madh.”

“Ndërsa Chelsea e mbizotëron ndeshjen nga ana difensive, madje edhe kur e kanë topin. Ky ekip i Chelseat e mbizotëron topin në një mënyrë krejt tjetër. Edhe kur ekipi tjetër e ka topin, djemtë e Contes duken që ata po kontrollojnë lojën, edhe pse ata janë duke u mbrojtur.”

Chelsea do të përballet me ish-klubin e Henrisë, Arsenal më 4 shkurt në Stamford Bridge.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img