3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Heshtet skandali 100 milionësh në Ministrinë e Mjedisit

U harruan 100 milionë euro dëme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Madje i dyshuari kryesor për dëmet, Naser Bajraktari, është kthyer në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Asnjë masë nuk është ndërmarr ndaj zyrtarëve të përfshirë në skandalin për taksat e pa mbledhura nga shfrytëzuesit e ujërave, pavarësisht fakteve që ish ministri Ferid Agani pati premtuar se do t’i procedoj në gjykatë.
Gazeta Fjala pati raportuar për përfshirje të ministrit Agani, ish ministrit Dardan Gashi e Sekretarit Arben Çitaku bashkë me drejtorin e ujërave në keqpërdorimet milionëshe me taksën e ujërave.

Kjo pati quar në suspendimin edhe të Naser Bajraktarit. Por, vendimi i marrë nga ana e ministrisë me 5 maj të vitit 2015 për suspendimin e tij u revokua nga sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku me 18 korrik të këtij viti.
Ndonëse në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Fjala, nuk jepen detaje të tjera lidhur me arsyet e kthimit të tij në punë, ani se i njëjti dyshohet për keqpërdorime milionëshe në këtë ministri thuhet se kështu ka vendosur komisioni disiplinor.
Në vendim thuhet se Bajraktari në momentin e nënshkrimit të tij mund d t’i kthehet pozitës së mëhershme sipas aktit të Emërimit të datës 4 prill të vitit 2013.
Kthimin në punë në pozitën e drejtorit në Departamentin e Ujërave në MMPH, e ka konfirmuar vet Bajraktari i cili u dënua me dy muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë në qershor të këtij viti.
“Po jam kthyer në punë. Nuk dua të diskutoj lidhur me këtë çështje. Për të gjitha këtu ju përgjigjet zëdhënësi i ministrisë”, ka thënë shkurt Bajraktari.
Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve nga ky institucion lidhur me masat që janë ndërmarrë ndaj zyrtarëve të përfshirë në skandalin dhjetëra milionësh të denoncuar fillimisht nga Besim Dobruna.
Një vit më parë Gazeta Fjala ka raportuar me fakte të dokumentuara se në Ministrinë e Mjedisit mungojnë rreth 100 milionë euro, nga taksat e pa mbledhura nga shfrytëzuesit e ujërave, gurthyesit, shfrytëzuesit legalë dhe ilegalë të rërës nga lumenjtë e prodhuesit e ujit, pijeve e të gjithë shkarkuesit e mbetjeve inerte që nuk kanë paguar taksë në bazë të udhëzimit administrativ 06/2006.
Marrjen e masave ndaj atyre që kanë lejuar të ndodhë një gjë e tillë, e pati paralajmëruar kreu i Ministrisë së Mjedisit, Ferid Agani.
“Përkitazi me këtë çështje të ngritur në mënyrë publike para marrjes së mandatit tim në MMPH kam kërkuar shpejtë pas marrjes së detyrës raporte zyrtare nga Sekretari i përgjithshëm dhe Auditori i brendshëm i ministrisë, të cilat pres të më dorëzohen brenda këtij muaji”, pati thënë Agani për Gazetën Fjala.
Sipas tij, bëhet fjalë për akt nën-ligjor që është në fuqi prej vitit 2006 zbatimi i të cilit ka qenë nën përgjegjësinë e së paku dy mandatave paraprake qeveritare dhe ministrore.
“Kjo imponon nevojën e shqyrtimit të kujdesshëm të gjitha aspekteve relevante që kanë të bëjnë me këtë çështje përfshirë edhe raportet zyrtare të auditimit të jashtëm të Ministrisë nga ana e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Agani.
Kreu i MMPH-së pati thënë se në këtë drejtim do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore që do të paraqiten të nevojshme në funksion të sigurimit të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së plotë përkitazi me këtë çështje.
Ndërkohë që Naser Bajraktari, drejtor në Departamentin e Ujërave në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në qershor të vitit të kaluar u dënua me dy muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë në qershor të këtij viti.
Ai është dënuar për fshehje të pasurisë në deklarimin që e kishte bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

vendimi-naser

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img