17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Hetemi thotë se nuk ka marrë urdhër nga KFOR-i për lirimin e zyrës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka demantuar raportimet se ka marrë një urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën, me paralajmërimin se mund të nxirret me forcë nga aty.

Ai ka thënë se këto raportime janë tërësisht të pavërteta.

“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, ka shkruar ai.

Hetemi është duke qëndruar brenda objektit të komunës nga 26 maji.

Një përpjekje e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për ta vizituar sot Hetemin në zyrën e tij, ka dështuar për shkak të vlerësimeve të KFOR-it për sigurinë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img