2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Hisen Berisha: Kurti nuk prezanton dije, ky zotëri nuk e ka lexu Kushtetutën e po mashtron qëllimshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, është shprehur se kryeministri Kurti nuk prezanton dije, teksa shton se ai po mashtron qëllimshëm.

” Ai e ka kriju një opinion për shkak të kinezve të Facebook-ut që janë mundu t’a krijojnë, por edhe disa të “varfër” intelektualisht që e kanë të drejtën dhe mundësinë të flasin në media, si njeriu që po lexon apo njeriu që po dinë. Jo, ai është thjesht teknologjia e mashtrimit tij, retorika. Njerëzit me filozofi sofiste e kanë një retorikë mashtruese të përsosur. Dhe kjo konstaton në atë që ka nevojë qytetari, ku po i dhemb dhe me atë gjuhë i flet. Për këtë e kanë kriju atë opinion, me disa teori, thirrje nëpër terma filozofike. Por, jo. Ai nuk prezanton dije, kjo qeveri në përgjithësi nuk prezanton dije. Kur them dije profesionale – shkencore, për ndërtim të shtetit. Edhe në aspektin e arsimit, ekonomisë dhe vlerave të tjera që përmban”.

Sipas Berishës, Kurti “e tregon varfërinë e tij me faktin që ai nuk e ka lexu Kushtetutën e Kosovës”, duke i dhënë tutje edhe arsyet pse i thotë këto.

“Varfërinë e tij e tregoi me faktin kur tha se “unë po i shoh modelet e z. Lajçak dhe po i lexoj materialet se si i kanë zgjidh shtetet e tjera”. Pse ti ke nevojë me pa se si shtetet e tjera paskan bërë një zgjidhje për këto terma, kur ti i ke në Kushtetutën tënde. Kjo do të thotë se zotëria se ka lexu Kushtetutën fare. Ka dyshim që se ka lexu. Se po ta kishte lexu, deklaratën se shpallja e pavarësisë së Kosovës është tradhëti sepse e shmang mundësinë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, e që ky e ka “bashkimin” veç Kosovë-Shqipëri, nuk e ka bashkimin kombëtarë me trevat që janë jashtë Kosovës. Dhe atë, pasi t’ia përgjysmon 40% të territorit”.

Ai ndër të tjera akuzoi kryeministrin se nuk i njeh parimet, liritë dhe të drejtat e njeriut në Kushtetutën e vendit.

“Pra, tregon se ky njeri dhe doli atje pas sa vitesh, doli atje te varri i Skënderbeut me plotë patetizëm e tha “neni 3 nuk po e lejojka”, dmth. ky s’ka lexu Kushtetutë ose ka mashtru qëllimisht. Edhe sot kur po e kërkon ato 15 modelet e Lajçakut, që nuk i bien tamam Kosovës sepse po tregon se nuk ka lexu Kushtetutën dhe nuk i njeh parimet për liritë dhe të drejtat e njeriut në Kushtetutën tonë”.

“Pra, këto janë tendenca për ta përsosur atë teknologjinë e mashtrimit dhe për t’i mbajtur në hipnozë qytetarët. Ai po mendon me të vërtetë se 47 për qind e qytetarëve janë njerëz analfabetë që nuk e kupton cka po bën. I kanë besu sepse e ka ndërtu kauzën e mashtrimit të tillë. Por, qytetarët e kanë lexu edhe në aspektin ekonomik edhe social dhe poltik”, deklaroi Berisha..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img