8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti flet pë serbët e uniformuar në veri

Informacionet e publikuara mbrëmë përmes një emisioni televiziv në RTK, se paramilitarët serbë në veri të Kosovës po përgatiten për luftë, i ka demantuar zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Për aktivitetin “Operation Fenix Kosovo 2016” të organizuar në gusht të vitit të kaluar nga OJQ ‘Airsoft Club’, Hoti ka thënë për Veriu.info se ata kanë pas leje për ta zhvillaur atë sport luftarak me armë lodra.

“Nuk e di ai gazetari çka ka bë që e ka bërë atë dokumentar në atë mënyrë, por policia nuk është fajtore që pse Ministria e Administratës Publike ka jap leje për me regjistru një organizatë joqeveritare të tillë. Ajo është e regjistruar në autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës, ku e posedon edhe numrin fiskal dhe numrin e regjistrit të OJQ-së ‘Airsoft Club’. Pra, ne aspektin ligjor është gjithçka në rregull. Ai është sport luftarak, sikur ‘Paintball’, edhe ky është sport luftarak. Ai në kohën kur e ka mbajtur në gusht të vitit 2016 e ka paraqitur kërkesën policisë me dokumentacion përkatës, me regjistra, me çertifikatë dhe me numër fiskal”, thotë Besim Hoti.

Ai tregon se ftesën për me marrë pjesë ‘Airsoft Club’ ia ka bërë edhe policisë, sepse e ka obligim për siguri, po ashtu edhe autoriteteve të KFOR-it për me qenë edhe pjesëmarrës, si dhe janë njoftuar edhe qytetarëve të tjerë për me përcjellë aktivitetin si lojë.

“Tash gazetarët dhe mediat munden me e interpretu në mënyra të ndryshme, por është e padrejt me e cilësu si diçka jolegjitime. Këto që i thashë në çdo kohë mundem me i dokumentu”, theksoi zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Airsotf club Vukovi”, për pjesëtarët e të cilës mbrëmë RTK-ja raportoj se dyshohet që janë duke u përgatitur për mundësinë e një konflikti të ri të armatosur në Kosovë, ka qenë edhe një aplikim i hapur për pjesëmarrje në këtë lojë, ku është thënë se parat e mbledhura do të dhurohen për çështje humanitare. Kjo OJQ podeson edhe web faqen e tyre në internet (http://airsoftks.org/), ku i prezantojnë të dhënat e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img