10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Qeveritarët i dyfishuan faturat e tatimit në pronë, 85 mijë të punësuar nuk e dinë pagën

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, tani deputet i LDK-së, ka folur për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, duke pyetur se si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit.

I njëjti shton se 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, “por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”.

Reagimi i tij i plotë:

Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!

85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.

Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img