7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Ata që destabilizojë një sistem politik, rend kushtetues apo përfshihen në krim të organizuar, sanksionehen nga SHBA-ja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për sanksionet amerikane.

Ai ka thënë se SHBA nuk sanksionon njerëzit për shkak të pikëpamjeve apo veprimtarive politike, por për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional.

“Pra, mendoj se po i referoheni vendimeve të qeverisë amerikane për të vënë sanksione specifike ndaj individëve të caktuar, përfshirë vendimet e fundit për sanksionimin e individëve të caktuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike.  Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike”, u shpreh ai.

Sipas tij SHBA i sanksionon njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve.

Kjo thotë ambasadori i përfshinë edhe individët e caktuar që destabilizojnë sistemin politik apo edhe rendin kushtetues.

“Pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional. Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë.  Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”.

“Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre. Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet”, u shpreh Hovenier në RTK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img