14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier dënon grafitet në automjetet e KFOR-it dhe Policisë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e ka d/nuar dhunën e sotme në veri dhe grafitet në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi parë fotografi të grafiteve kundër veturave të KFOR-it dhe automjeteve të policisë dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve”, tha Hovenier, duke shktuar se “ne e dënojmë këtë”.

“Kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejtë në çdo shoqëri demokratike”, tha Hovenier dhe shtoi se e mbështesin të drejtën për të protestuar paqësisht.

Protestuesit serbë në veri kanë shkruar shkronjën “Z” në automjetet e KFOR-it amerikan dhe të Policisë së Kosovës, gjë që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img