15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Kishte paqartësi se ku kanë shkuar paratë, prandaj erdhi nevoja për Komision Hetimor

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se nevoja për Komision Hetimor Parlamentar erdhi pasi kishte paqartësi se ku kanë shkuar paratë.

“Ka pasur mospërputhje edhe ka shumë dhe paqartësi se ku kanë shkuar paratë dhe ne dëshirojmë ta dimë se ku kanë shku, ashtu sikurse edhe ju dëshirojmë të dimë se ku kanë shku ato para, prandaj ka ardhë në shprehje nevoja për Komisionin Hetimor Parlamentar. Ne asnjëherë nuk kemi aluduar në gjykim të një apo dy apo tre apo pesë akterëve qofshin ata institucionalë apo akterë fizik me emra dhe mbiemra, ne kemi kërku llogari”, tha Hoxha në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas saj, përbërja e Komisionit me anëtarë nga pozita dhe opozita, e krijon një lloj barazpeshe në raport me hetimin.

“Dhe në këtë proces, tu e ditë që përbërja nuk është vetëm opozitare, por konstalacioni i forcave në Kuvend normalisht në numra e bën edhe Komisionin Hetimor. Ajo e krijon njëfar barazpeshe në raport të hetimit, sepse ne nuk e kemi shumicën në atë komision, vazhdon ta ketë mazhoranca. Por, tentativa, institimi disamujor i mazhorancës për me diktu agjencën hetuese të opozitës, në këtë rast ne si iniciues dhe partitë e tjera opozitare, të cilat akterë të tjerë, deputet që i janë bashku opozitës, mendoj që e ka sjellë Kuvendin në një momentum jashtëzakonisht delikat dhe qesharak deri diku”, u shpreh Hoxha. /BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img