10.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj i reagon Vucicit: Po tregoni karakterin anti-paqësor që ka Serbia

Deklaratave në distancë të disa ditëve të fundit nga Prishtina dhe Beogradi, veçmas Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vucic i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai i ka reaguar Kryeministrit Vucic për deklaratat e fundit në raport me Kosovën duke i quajtur destabilizuese dhe anti-paqësore për rrugën që do të duhej ta ndiqte rajoni.
“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka reaguar Hoxhaj në Twitter.
Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Srpska me Kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img