9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Kosova anëtare vëzhguese në Organizatën Botërore të Hebrenjve (WJC)

Kosova është pranuar si shtet anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve (WJC) pas lobimit shumë intensiv të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, transmeton Koha.net.

Lajmin e ka bërë publik ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj i cili e ka konsideruar një të arritur shumë të madhe të afrimit të Kosovës me njërën prej organizatave më të mëdha hebraike në botë.

“Jam shumë i lumtur të konfirmoj lajmin se pranimit si anëtar vëzhgues në Kongresin Botëror të Hebrenjve. Lobimi shumëvjeçar dhe takimet e shumta në shtete të ndryshme janë shpërblyer me këtë të arritur shumë të madhe dhe me këtë lajm të mirë të sapo pranuar” ka thënë Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në New York, para tri javësh, Hoxhaj ishte takuar me shefin e ekzekutive të Kongresit Botërore të Hebrenjve, Robert Singer me të cilin patën diskutuar konkretisht si të avancohet raporti i Kosovës me këtë organizatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img