10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj në forumin e Vishegradit kërkon vendim pozitiv për vizat në fundvit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në forumin vjetor të përbashkët të vendeve të Vishegradit ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria me ato të Ballkanit Perëndimor në Varshavë të Polonisë.
Në diskutimet e panelit të parë për sfidat e rajonit në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Hoxhaj ka falënderuar BE-në dhe vendet anëtare për përkrahjen në agjendën evropiane të Kosovës, por ka kërkuar edhe një mbështetje të fundit për liberalizimin e vizave.

“Është e arritur e madhe takimi i javës që shkoi i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë dhe qasja në programet e BE-së, por në mënyrë që të lëvizin idetë, mallrat dhe shërbimet, duhet të lëvizin edhe njerëzit”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Hoxhaj tha se qëllimi i pjesëmarrjes së tij në këtë forum ka qenë që ta sigurojë përkrahjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave.

“Sot mora pjesë në samitin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, ku kemi diskutuar për çështje të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe për agjendën europiane të këtyre vendeve në raport me Bashkimin Europian. Qëllimi i pjesëmarrjes sime ishte që ta siguroj mbështetjen e katër vendeve të Vishegradit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Iu thashë që është e padrejtë nëse qytetarët e Kosovës në pafundësi mbesin qytetarët më të izoluar në Europë dhe besoj që do ta kemi mbështetjen polake, hungareze, çeke dhe sllovake”, ka përfunduar ministri Hoxhaj.

Po ashtu, ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e 14 vendeve do të vazhdojnë me diskutime në panele të ndara.
Pasdite do të miratohet edhe deklarata e përbashkët e Forumit, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img