8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Humolli, i cili la VV-në: Kur hyra bëra një marrëveshje me Kurtin, s’u respektua

Fatmir Humolli, ka dhënë detaje rreth largimit të tij nga partia në pushtet. Humolli thotë se para se të hynte në Vetëvendosje kishin bërë një marrëveshje me kryeministrin.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me disa kushte që Humolli ia kishte dorëzuar Kurtit, për zhvillim të vendit. Sipas Humollit, këto nuk u plotësuan asnjëherë.

“Kur kam hyrë në Vetëvendosje kemi bërë një marrëveshje për zhvillim të vendit, marrëveshja ka qenë që të bëhen rreth 100 mijë fshatra prodhuese që në bazë të kalkulimeve do të ishin punësuar 16 mijë punëtorë, këta do ta ndalshin gjakderdhjen financiare. Ky ka qenë kushti im i parë dhe sjellja jo korrekte, këto inatet të deputetëve ose ministrave që po shkaktojnë një përçamje edhe në shoqëri. Kushti i dytë ka qenë që mos të krijojmë acarime artificiale dhe debate jo të natyrshme”, tha Humolli në Blic Interview.

“Shpesh herë në Kuvend na ka vendosur në pozitë të keqe. Këtu nuk është kuptuar drejt demokracia, besimi që ju ka dhënë prej qytetarëve. Ka deputetë që ka marrë rreth 5000 mijë vota, nëse unë e ofendojë atë, i bie që po ofendojë edhe qytetarët që e kanë votuar”, tha ai.

Humolli shtoi se përderisa Serbia po punonte të krijonte që të fuqizonte lobin pro-serb, Qeveria Kurti dëshiron përqarje të brendshme.

Këtu ai përmend çështjen me veteranët e UÇK-së.

“Këto kushte nuk i krijoi, por mua më krijoi parakushte që të largohem nga kjo parti. Disa ligje nuk më kanë bërë përshtypje, mua më ka intersuar siguria e vendit. Kur krijohet përçarja në popull, në kohën kur kemi pas nevojë që të kemi unitetin më të madh në shoqërinë, shkak se Serbia kur e ka pa që 51% ia ka dhënë një subjektit politik dhe e ka pa rrëzikun për t’u ballfaquar”, tha ai.

“Serbia punonte të krijojntë që të fuqizonte lobin pro-serb në Evropë dhe në Amerikë, ndërsa ne përqaheshim brenda këtu. Psh, rasti tek veteranët, kategoria që sakrfikoi që të krijojmë kushte që ne sot të jetojmë të lirë, ata u atakuan prej Qeverisë”, shtoi ish-deputeti i LVV-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img