0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

‘Humori’ shokues i Amos Zaharias dhe Dea Mishel në Big Brother: Bëjmë fëmijë dhe iu shesim organet

Sa mendojmë se nuk mund të habitemi më shumë me deklarata të tmerrshme dhe skandaloze nga banorët e “BBV”, diçka edhe më e rëndë ndodh!

Vetëm pak minuta më parë një bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë. Në fokus të bisedës janë fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.

Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”.

Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar!

Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran! E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.

Sikur të mos mjaftonin këta, gjatë ditës së sotme u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img