13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Hungaria mbështet fuqishëm integrimet evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka vazhduar takimet me udhëheqës të Grupit të miqësisë të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, ndërsa ka zhvilluar takim edhe me udhëheqës të partisë më të madhe hungareze FIDESZ.
Në takim me Grupin e miqësisë që kryesohej nga z. Matyas Firtl, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
Kryeparlamentari Vedseli e ka falënderuar kreun e grupit të miqësisë nga Hungaria për mbështetjen e deritashme dhe ka kërkuar avokim edhe më të madh të deputetëve hungarez në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Udhëheqësi i Grupit të miqësisë, Matyas Firtl, pasi ka ofruar mbështetjen e plotë të deputetëve hungarezë, si në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ashtu edhe për lobimin e deputetëve hungarezë në Parlamentin Evropian për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe udhëheqës të partisë më të madhe hungareze që udhëheqë me qeverinë, FIDESZ, me të cilët kanë diskutuar për rrugëtimin në integrimin e Partive Popullore Evropiane, si dhe për shkëmbimin e të rinjve kosovarë me ata hungarezë në programe të ndryshme dhe kampingje.
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka vizituar edhe qytetin Eger, ku bashkë me udhëheqësit e komunës ka qëndruar në kalanë e këtij qyteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img