10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni kërkon nga Italia ta ndihmojë për anëtarësim në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në një njoftim për media, thuhet se ministri Hyseni e ka njoftuar ambasadorin për progresin dhe punën që është bërë në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Ministri ka veçuar angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Ai ka kërkuar nga Italia, që ta mbështesë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img