15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni në Anamoravë, diskuton për sigurinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit.
“Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimin i drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm”, thuhet në një komunikatë për media, lëshuar nga zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në komunën e Gjilanit do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Kamenicës, komuna e Vitisë, komuna e Novobërdës, komuna e Ranillugut, komuna e Kllokotit dhe komuna e Parteshit.

Takime të tilla Hyseni deri më tani ka zhvilluar në Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img