5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni në samitin e BE’së: Ndërtimi i një sistemi integral i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, është temë bosht

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni gjatë qëndrimit të tij në Bërdo të Sllovenisë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimori cili u mbajt në nivel të ministrave të brendshëm, ka thënë se është temë bosht ndërtimi i një sistemi integral i sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ai ka thënë se ka folur gjerësisht për të arriturat e Kosovës në fushën e migrimit ilegal, trafikimit të paligjshëm me armë, luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe dhunshëm.
Gjithashtu Hyseni tregon se është takuar me ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Vesna Gyorkos Znidar si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela.
Statusi i plotë:
Jam në Bërdo të Sllovenisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në nivel të ministrave të brendshëm. Temë bosht është ndërtimi i një sistemi integral të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Fola gjerësisht për të arriturat e Kosovës në fushën e migrimit ilegal, trafikimit të paligjshëm me armë, luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Në margjinat të samitit, gjatë ditës së sotme, pata takime të veçanta me ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, znj.Vesna Gyorkos Znidar si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të Maltës, z. Carmelo Abela. Po ashtu një takim të shkurtër dhe përmbajtjesor pata edhe me komisionarin z.Dimitris Avramopoulos.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img