26.1 C
Pristina
Saturday, May 21, 2022

Buy now

spot_img

Hyseni: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri, mesazh për Beogradin

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka raportuar të martën në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Hyseni duke folur për gjendjen në veri tha se të gjitha veprimet nga Policia e Kosovës janë bërë me qëllim të parandalimit të ndonjë eksesi.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se veprimet e Policisë së Kosovës janë mesazh i qartë për Beogradin që të mos ketë provokime të tilla.

“Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet dhe i përgëzoj. Planet e Policisë nuk kanë mundur të bëhen publike dhe të zbulohen paraprakisht. Policia ka shkuar më herët në bazë të spekulimeve që është minuar hekurudha. Aty është bërë një kontroll rutinor”, tha Hyseni.
Ai kërkoi që të ruhet qetësia, pasi sipas tij, pasi Serbia mund të përfitoj duke inskenuar rrethana të tilla.

Ndryshe, treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë të shtunën ishte nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Treni ishte dekoruar me simbole nacionaliste, ndërsa në të ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.

Por Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në Kosovë, në mungesë të lejes për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,319FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles