14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ia goditi veturën me shishe, amerikani shkrep 11 plumba nga brendësia e mjetit – kamera e vendosur brenda mjetit filmoi gjithçka

Një kamerë e vendosur brenda një veture private, ka kapur momentin kur shoferi i saj nxjerr revolen dhe fillon të shtie në drejtim të një shoferi tjetri, me të cilin pati një “mosmarrëveshje” në një autostradë në Miami.

Incidenti filloi kur 30-vjeçari Eric Popper vendosi t’i bllokojë rrugën një shoferi tjetër në autostradën Miami-Dade, ku në sfond dëgjohej muzika brenda veturës, transmeton Telegrafi.

Popper më pas shikon në pasqyrë për të parë reagimin e shoferit që i del përpara të cilin e shanë. E duke parë se shoferi i nervozuar po i afrohej, ai nxjerr revolen.

Pasi që vetura tjetër kalon pranë tij dhe duket se shoferi tjetër ia godet veturën me shishe, ai shtie mbi të me 11 plumba.

Për fat të mirë nga këto të shtëna nuk është lënduar askush, ndërsa Popper që punon si inspektor në departamentin e zjarrfikësve në Miami, tani po akuzohet për rrezikim jete dhe nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, mund të qëndrojë prapa grilave deri në 15 vite./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img